LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA hedh "nënën e të gjitha bombave"!/Ja mbi cilin shtet

13 Prill 2017, 18:01, Aktualitet CNA

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, konfirmoi sot lajmin se forcat amerikane në Afganistan përdorën bombën më të madhe jo-bërthamore që disponon ushtria kundër një objekti të Shtetit Islamik.

Sipas Pentagonit, kjo është hera e parë që një bombë e tillë, e njohur si GBU-43, përdoret në një situatë luftarake. Bomba përmban 11 tonë eksploziv dhe njihet si ?Nëna e të gjitha bombave.”

Bomba u hodh në një kompleks shpellash që besohet se përdoreshin nga luftëtarët e ISIS-it në qarkun Achin të provincës Nangarhar, shumë afër kufirit me Pakistanin./CityNews

Lajmet e fundit nga