LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani kritikon Ramën/Opozita nuk mund të përjashtohet, situata serioze!

13 Prill 2017, 19:10, Aktualitet CNA

Presidenti i vendit, Bujar Nishani, po flet mbrëmjen e sotme në një studio televizive për krizën politike në vend.

Nishani deklaroi se opozita nuk mund të përjashtohet nga zgjedhjet. Sipas tij, jemi në një situatë serioze, që nuk duhet nënvlerësuar, por duhet trajtuar me kujdes.

?Opozita nuk mund të përjashtohet. Secila nga palët ka të drejtë të bëjë kërkesa. Pretendimi i opozitës për vjedhjen e votive na intimidon të gjithëve. Kjo është krejt kërkesë legjitime. Qeveria gjithashtu është në të drejtën e saj, është brenda mandatit të saj legjitim. Tani duhet të ulim palët dhe të gjejmë një zgjidhje që shkon përtej interesit politik të secilës palë. Jemi në një situatë serioze që nuk duhet nënvlerësuar, por duhet trajtuar sa më parë?, tha Nishani./CityNews

Lajmet e fundit nga