LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i përgjigjet Ramës në kohë rekord/Do humbasësh shumë!

13 Prill 2017, 17:22, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur në kohë record kryeministrit Edi Rama.

Gjatë takimit të këtij të fundit me të rinjtë në sheshin ?Skënderbej?, kryedemokrati Bash aka mbledhur në çadër të rinjtë, ku po flet për arsimin.

Ai tha se ligji i miratuar do të anulohet dhe askush nuk do të privohet më nga e drejta për arsim. Më tej, ai paralajmëroi Ramën se ka shumë për të humbur dhe se të gjithë lekët e vjedhura prej tij do iu kthehen shqiptarëve.

?Shumë ka për të humbur Edi Rama dhe shpura e tij. Po, ke shumë për të humbur ti dhe oligarkët e tu, sepse lekët e vjedhur do t?ia kthejmë shqiptarëve, në radhë të parë rinisë. Ligji i Arsimit do marrë jetë me vulën e të rinjve. Do ta anulojmë ligjin e miratuar. Askush nuk do të privohet nga e drejta për arsim?, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga