Connect with Us

Zëri i Amerikës zbulon emrat e ambasadorëve/Kë paralajmëroi Basha me tone të ashpra

Aktualitet

Zëri i Amerikës zbulon emrat e ambasadorëve/Kë paralajmëroi Basha me tone të ashpra

Publikuar

-

Në Shqipëri kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha sulmoi sot me tone të ashpra ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e cilësuar atë si një projekt mafioz që synon t’ja dorëzojë sistemin e Drejtësisë kryeministrit Edi Rama. Zoti Basha tha se në këtë projekt janë përfshirë dhe diplomatë të lartë në Tiranë, duke ju referuar qartazi ambasadores së Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin.

Ndërsa parlamenti votoi mbrëmë për ngritjen e Komisionit të posacëm i cili duhet të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave që do të realizojnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, kreu i opozitës foli me tone të forta kundër ligjit të hartuar për këtë proces. Edhe më parë zoti Basha është shprehur për nevojën e rishikimit të ligjit, por sot ai e cilësoi atë si “një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE-së. Gjithcka është bërë me një qëllim, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të pasur gjyqtarë e prokurorë të pavarur e të pastër, për të cilët Shqipëria ka nevojë, dhe për të cilët opozita lufton tash e dy vjet, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti. Një projekt jo Pro-Shqipërisë, por pro-Edi Ramës. Një projekt kundër interesave të shqiptarëve të ndershëm, kudo ku janë”.

LEXO EDHE:  Rama merr mesazh të rëndësishëm që në mëngjes/Për çfarë e urojnë

Në fakt ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka patur një mbështetje të hapur si nga ambasadori amerikan Donald Lu ashtu dhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin. Zoti Basha nuk përmendi emra po u duk qartë se ai i referohej pikërisht ambasadores Vlahutin kur tha se “së shpejti, ora do të vijë kur do të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik, sic është BE-ja”

Përfaqësuesit e opozitës, që në fazën e hartimit të ligjit për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve kundërshtuan një pjesë të mirë të projektit të hartar kryesisht nga ekspertët e Euraliusi-it, programit europian të asisitencës ligjore. Propozimet e tyre u hodhën poshtë. Më pas Partia Demokratike u ankua në gjykatën Kushtetuese e cila nga ana e saj kërkoi dhe opinionin e Komisionit të Venecias. Ky institucion e gjeti tekstin e ligjit në përputhje me Kushtetutën shqiptare dhe më pas të njejtin vlerësim dha edhe Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

Bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës ka bllokuar procesin e rivlerësimit i cili konsiderohet si kushti kryesor që vendi të mund të shpresojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin europian./Zeri i Amerikes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

LEXO EDHE:  The “election massacre” that is preparing Lulzim Basha/ Democrats are facing a test

Në çdo rast, testet anti-covid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  Video/ Basha nis avazin e aventurave në makinë

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  “Basha gjobit bizneset”/ Veliaj: La protestën e Astirit se kapi një makinë 130 mijë euro nga kontaktorët

LEXO EDHE:  Video/ Basha nis avazin e aventurave në makinë

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE