LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

HABERET E MITROS/NË DORË TË PARUKJERES

12 Prill 2017, 09:47, Aktualitet CNA

Më tha Ezmerka: ?Zotni! Me këto flokë më je bërë si majmun! Po lë kokrën e nam duke u lëpirë para pasqyrës. Pika burrit: U plake e u thinje? ?!?

Për të marrë hak I thashë:? U plake e u thinje, është vetëm gjysma e vargut të poetit Kiço Spidhi. E di pjesën tjetër? ?E me seks nuk u nginje?Në fakt poeti, që ka qënë trim, jo si puna ime, përdorte fjalën shqip nga ka dalë rraca njerëzore…

Nuk e dëgjova replikën, sepse zbrita me vrap shkallëve. ?Pas dy orëve u ktheva nga berberi.
-Me gërshërën e deleve të ka qethur berberi ? E di si me duke? Si instruktor partie në kohën e Enverit?
-Kam ndërruar një duzinë me berberë,- I thashë Ezmerkës.- Të gjithë dele pa qumësht.?Sikur të qethem tek një berbere?…Në mend kisha fjalën ?femër?. Nuk ma mbajti.?Ezmerka, pasi rrudhi vetullat u hodh në sulm: —

“Ashtu, ëëë? Dashke të shkosh tek ndonjë nga ato ?flokë prerëset? seksi, që të shëtitësh me kokë nëpër kodra të buta? Por ato nuk e kanë mendjen tek gërshëra?!…E di çfarë I ngjau një shoqes sime? Bashkë me flokët I prenë edhe një copë veshi?!?Pasi ra në mendime më tha:
-E para, duhet të mësosh: Nuk quhen berbere, por parukjere. Së dyti, parukjeren do të ta gjej vetë?Së treti. Pikë.

Një të premte u nisëm për t?u qethur. Rrugës nuk di pse mu kujtua një histori. Në redaksinë e ?Fiks Fare? erdhi një gazetar. I kishte veshët llapush. E tallnin të gjithë. I thartuar u arratis në Greqi. Pagoi 400 euro. Preu veshët. Fashoi kokën. Me kokë të fashuar erdhi në redaksi. I pari e pikasi Ismet Drishti: ? Uaa?Djali, qënke bërë synet nga koka?!?

Pasi bëmë një copë rrugë qëndruam tek ?Hair & Estetie BrunA?. Sallë e gjërë. E pastër. E bukur. Gërshërët I kishte në dorë pronarja: Bruna. Në ndihmë të saj ishin tre femra dhe një djalë. Pasi më dorëzoi, Ezmerka u largua?

Sipas ?protokollit?, në fillim më lanë kokën. Bukuroshja nisi të lëvizi gishtat mes flokëve. Kur gati po më zint gjumi, dëgjova:
-Lexova një shkrimin një . Si të duron gruaja, për ato që shkruan?…
-Thjeshtë. Nuk I lexon dhe thotë: Më vjen turpa nga shoqet me broçkullat që shkruan?!…
-Si do të qethesh?- Tha Bruna?

-Me mëshirë,- ju përgjigja.-Mos I jep shumë gërshërës. Nga mosha, qimja më është holluar dhe mezi rritet?!
-Më pëlqen zonja juaj,- më tha Bruna.-Tregon kujdes për flokët, trupin, lëkurën. Them që do jetë nga derë e madhe?

– I ke rënë pikës. Po kaloi 59 kilogram, pakson bukën dhe shton vrapin?Kur u fejuam ishte 52 kilogram. Ka shtuar në peshë, sepse nuk mund tja prishte vjerrës?Si ndodhi? Erdhi për herë të parë Ezmerka në shtëpi. Pyeta mamanë: ?Si të duket nusja???E kolme?Por gjoksin e ka të vogël!…Ka derman. Do të të hapet pak punë: Duhet tja fërkosh sa më shumë?

Bruna ja shkrepi gazit. ?E di pse qesh?- Më tha.- E njejta histori më ka ndodhur edhe mua. Jo me vjerrën , por me motrën e saj.?
Sipas protokollit, përsi lajrje flokësh?Pastaj Davidi bëri rregullimet? Më pyeti: Pak xhelë?…Normale. Rruga për në shtëpi kalon para shkollës ?Petro Nini??/CityNews

Lajmet e fundit nga