LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i jep të drejtë Flekenshteinit/Jemi shumë më keq se Maqedonia

12 Prill 2017, 10:17, Aktualitet CNA

Në vijim të fjalimit të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur edhe për drogën që kapet çdo ditë në qytete të ndryshme shqiptare.

Sipas Bashës nuk është lajm më që u kapën tone me drogë, lajmi është të kalojë dita pa u kapur gjë.

Gjithashtu Basha komentoi edhe deklaratën e Flekenshtein, ndërsa tha se Shqipëria është shumë më keq se Maqedonia.

?Droga nuk është asgjësuar, por ndodhet në tunele, magazina, prandaj nuk është më lajm kur gjendet drogë, lajm është kur kalon dita pa drogë. Drogë për ta përdorur në zgjedhje. Të pranojmë ne të shkojmë në zgjedhje, të pranojnë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje, i cili është kreu i krimit dhe drogës. Të pranojmë zgjedhje me kryeministrin që e shndërroi vendin, ne krim dhe drogë. Prandaj Knut Flekenshtein ka thënë që asgjë s?ka të përbashkët mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, sepse këtu është shumë më keq, këtu është 10 herë më keq se Maqedonia.?/CityNews

Lajmet e fundit nga