LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlonjati shpërthen ndaj Ramës/ Mu thaftë dora që ta dhashë votën

11 Prill 2017, 11:45, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama nuk ka të ndalur nga reklama që ai i bën qeverisë së tij në rrjetet sociale, ashtu siç nuk kanë të sosur edhe kritikat që i vijnë nga populli.

Në një postim që Rama ka bërë ditën e sotme, një komentues nga Vlora, duke e kritikuar për punën e bërë deri më sot nga qeveria, ka filuar të mallkojë dorën e tij për votën që dha 4 vite më parë për Rilindjen.

Pas kësaj kritike, Rama nuk është përmbajtur dhe siç bën zakonisht i ka kthyer përgjigje djalit nga Vlora.

Ja biseda e tyre e bërë në rrjetet sociale:

Vlonjati: Na knaqe me punë… eh mu thaftë dora që ta dhashë votën ty, s?na sheh syri asnjë ditë të mirë. E rrënove popullin, nuk të ka hije asgjë më zoti Kryeministër.

Edi Rama: Eris, ti je edhe vlonjat dhe nëse nuk sheh si po ndryshon Vlora, atëherë duhet të kridhesh njëherë në Ujë të Ftohtë. Sa për rrënimin e popullit, nëse të duket se ishte më mirë në 2013 se sot, atëherë os mallko dorën se e paske çuar votën tamam aty ku s?duhej e jo tek Partia Socialiste./CityNews

Lajmet e fundit nga