LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjet vrau të atin, sot pronarin e picerisë/Kush është menaxheri i VIP-ve

11 Prill 2017, 19:51, Aktualitet CNA

Menjëherë pas krimit të rëndë në qytetin e Durrës, policia ka arritur të arrestojë tre autorët. Mes tyre është edhe një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Jurgen Kurtin, i cili më 4 prill të vitit 2016 u akuzua për vrasjen e babait të tij.

Pavarësisht se u arrestua, ai u la i lirë, pasi daja i tij, Leonard Ristani, mori përsipër autorësinë e krimit. Jurgen Kurti njihet si menaxher i vipave në Tiranë, po ashtu dhe për jetën e tij luksoze.

VRASJA E BABAIT TË JURGENIT
Historia në familjen e djalit që vishet me marka, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit. Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti, babai i tij hyri me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë. Natyrisht që kjo ishte një tragjedi për jetën e Jurgenit, i cili në të gjitha daljet publike apo statuset që postonte në rrjetet sociale paraqitej si djalë që e dashuron jetën dhe e shijon atë në maksimum./CityNews

Lajmet e fundit nga