LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita surprizë e Lulzim Bashës/Ku ishte sot dhe mesazhi që dha

11 Prill 2017, 18:33, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një vizitë në shtëpinë e ish-kryepolicit Artan Cuku, i cili u ekzekutua me disa tre ditë më parë në hyrjen e pallatit ku banonte, në Tiranë.

Basha shprehu ngushëllime në emër të PD-së, duke e cilësuar tragjik ekzekutimin mafioz të ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit.

Kreu demokrat theksoi gjithashtu se institucionet ligjzbatuese duhet të bëjnë gjithçka për zbardhjen e ngjarjes kriminale. Ai përsëriti sërish se qeveria ka flakur në rrugë punonjësit e policisë, duke i braktisur përballë krimit./CityNews

Lajmet e fundit nga