LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njeriu i Koço Kokëdhimës përçan palët/LSI "shpërthen" ndaj PS-së: Arrogantë!

11 Prill 2017, 16:54, Aktualitet CNA

Një debat i ashpër, që ka degjeneruar deri në sherr, është zhvilluar sot në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë, teksa kërkohej shkarkimi i kryetarit të këshillit, Sidrit Danaj. Anëtarët e PDIU nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, ndërsa ata të LSI u larguan para votimit. Ndërkohë, LSI ka reaguar pas shkarkimit të kreut të këshillit të qarkut të Vlorës Sadrit Danaj.

Anëtari i LSI në këshillin e qarkut Vlorë, Adi Sulçaj, shpjegon përse anëtarët e LSI dolën nga mbledhja kur nisi votimi për shkarkimin e Sadrit Danaj.

Sipas tij, kjo lëvizje e PS nuk ishte e konsultuar me ta dhe LSI nuk mund të bëhej pjesë e një arrogance të tillë.

?Grupi i këshilltarëve të LSI-së ka kërkuar që të njihet me materialet për rendin e ditës. LSI nuk mund të bëhej pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Më shumë se sa emrat, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores. Krahas kësaj, grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk bëri asnjë konsultim paraprak me grupin tonë dhe propozimi për shkarkimin e Sadrit Danajt erdhi në mënyrë të beftë.

Për këtë shkak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin e Qarkut të Vlorës kërkoi një pushim për t’u njohur me këtë propozim që nuk ishte pjesë e rendit të ditës dhe u përfshi në shkelje të procedurave. Kjo kërkesë e këshilltarëve tanë nuk u morë në konsideratë dhe grupi i Këshilltarëve të PS vazhdoi me shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut pa pritur rikthimin e LSI-së. Në këto kushte, grupi ynë nuk mund të bëhej pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë?, tha Sulçaj./CityNews

Lajmet e fundit nga