LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PD sulmon Dakon/Turpërove Durrësin me banalitet e rrugaçëri!

11 Prill 2017, 12:30, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka hedhur akuza të ashpra ndaj mazhorancës. Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Cara shkrua se Rilindja nuk të sosur, pasi sipas tij, gjithçka e ka katandisur në banalitet e në një rrugaçëri politike.

Cara ka marrë shkas nga fjalori i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në një reagim ndaj kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, mbrëmjen e kaluar.

Dako e quante Blushin ?kuçkë? politike, ndërsa Cara shkruan se me këtë gjuhë ai po turpëron çdo qytetar të Durrësit.

Ja reagimi:

Rilindja nuk ka të sosur…… Gjithcka, po gjithcka e ka katandisur në banalitet e në një rrugaçëri politike. Rilindjes sot i ka dalë boja dhe nuk ka penel e piktor që mund ta ndreqë më. Rilindja nuk ka veç “trima” me revole, por ka dhe ?super-rilindas? me një fjalor që dhe adoleshentët ?e prapë? do i habiste. Vangjush Dako është njëri prej tyre.
Nuk dua t?i dal në mbrojtje Ben Blushit, se e para nuk ka nevoje e në fund të fundit do thoni ju, ai kurrë nuk foli kur PS kandidonte Dakon në Durrës, nuk foli as kur Gjushi blinte votat e betonizonte qytetin.
Ajo që dua të bëj është të tregoj që ky njeri, Vangjush Dako, nuk mund të ishte qytetari i parë i Durrësit.
Lexoni poshtë dhe gjykoni gjuhën që do turpëronte çdo qytetar të Durrësit./CityNews

Lajmet e fundit nga