LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në autostradë/Zbulohet pronari i Porsche

11 Prill 2017, 11:24, Aktualitet CNA

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin që iu bë dy kushërinjve, mbrëmjen e të hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Emiljano Moçka ka qenë ai që ka telefonuar policinë, duke lajmëruar se atij dhe kushëririt, Kristiano Moçka iu bë atentat me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, ndërsa Emiliano po futej me makinën e tij, tip Porsche, në servisin që ka në pronësi, në zonën e Kasharit.

Nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur kushëriri i Emiljanos, Kristiano Moçka, me origjinë nga Vlora, por banues në Tiranë.

Policia po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithëse deri më tani nuk dihet nëse atentati i djeshëm lidhet me konflikte të mëparshme të pronarit të servisit./CityNews

Lajmet e fundit nga