LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Antidroga “mbërthen” Shkodrën/Goditen 3 raste trafikimi, emrat e të arrestuarve

11 Prill 2017, 17:01, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka goditur tre raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në fshatrat Mazrek, Plan dhe Shtoj i Vjetër.

Nga aksioni janë sekuestruar 27 kg kanabis sativa, duke rënë në pranga dy trafikantët, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ja njoftimi i plotë i policisë për të 3 rastet:

1. Me datë 11.04.2017 nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër pas një pune të mirëfilltë policore, në vijim të operacioneve të pandërprera në terren në kuadër të planit të veprimit të D.V.P Shkodër ?Për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike?, gjatë ditës së sotme u goditën tre raste të Prodhimit dhe shitjes se narkotikëve dhe konkretisht:

Në fshatin Mazrrek Njësia Administrative Gur i Zi Shkodër, gjatë kontrollit të territorit u gjet dhe u sekuestrua një sasie prej 10 kg lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa , e cila ishte fshehur 100 m larg ambjenteve të banesës së shtetasit P.Sh.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale penale, në banesën e shtetasit P.Sh u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Lidhur me rastin u bë shpallja në kërkim e shtetasit P.SH vjeç 35, i dyshuar se ka kryer veprën penale të ?Prodhimit dhe Shitjes së Lëndëve narkotike”, e parashikuara nga neni 283 Kodit Penal? dhe ? Vjedhjes e energjise elektrike? parashikuar nga neni 137 Kodit Penal.

2. Po me datë 11.04.2017 në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit ? Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike? gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult në një ndërtesë të braktisur është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 7 kg lende narkotike e dyshuar si Cannabos Sativa.

Po vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e autoreve të kësaj vepre penale.
3. Po me këtë datë në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit ?Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike? gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur fshatin Shtoj i Vjeter Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,në një banese që administrohej nga shtetasi Tom Planaj dhe familjareve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lidhur me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve:
? K. P, 16 vjeç banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
? Tom Planaj, 52 vjeç, banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Materialet hetimore do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Prodhimit dhe Shitjes se lëndëve narkotike, në bashkëpunim? e parashikuara nga neni 283/2 e 25 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga