LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi në CityNews-A duhet t’i tërheqë Ilir Meta ministrat e LSI?!/Ja rezultati

10 Prill 2017, 18:38, Aktualitet CNA

CityNews raportoi mbrëmjen e kaluar për një ?tërmet? që pritet të ndodhë në koalicionin qeverisës ditën e nesërme. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, pritet të bëjë lëvizjen e fundit kundër kryeministrit Edi Rama, duke tentuar rrëzimin e qeverisë. Burime i thanë CityNews se ai do të kërkojë ditën e martë mocion mosbesimi për kryeministrin Rama, duke tërhequr në të njëjtën ditë të gjithë ministrat e tij.

Në lidhje me këtë çështje të ?nxehtë?, CityNews zhvilloi sot një sondazh në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

CityNews iu drejtua qytetarëve për dy orë me pyetjen: A duhet t?i tërheqë Ilir Meta ministrat e LSI?
Rezultati ishte befasues dhe me një diferencë shumë të thellë. Shumë pak ishin kundër këtij vendimi të Ilir Metës, duke i dhënë vetëm 9 vota. Ndërsa pjesa dërrmuese, plot 174 vota, ishin për tërheqjen e ministrave të LSI-së nga qeveria./CityNews

CityNews iu sjell më poshtë rezultatin përfundimtar të sondazhit:

Ekskluzive-Ilir Meta tërheq ministrat/Të martën mocion mosbesimi ndaj Ramës

Lajmet e fundit nga