Kryesore Show Biz
Rita Ora kthehet nga pushimet me stil të ri
Këngtarja bukuroshe Rita Ora ka treguar se asnjëherë nuk i ka munguar stili, por mesa duket pushimet në Maldive e kanë frymëzuar për të ardhur me ide të reja.
26 vjeçarja është fotografuar në Londër këtë të hënë dhe na ka surprizuar me look-un e saj.
E veshur me një pallto të gjatë të bardhë, të kombinuar me gjysmëçizme dimërore në ngjyrë të zezë, autorja e hitit “Hot Right Now” është dukur shumë e sigurtë dhe serioze.
Në fakt në shumë intervista ku Rita është pyetur rreth këndvështrimit të saj për trupin perfekt, këngëtarja ka thënë se nuk është e fiksuar pas formave të ekzagjeruara apo dietave drastike.
E megjithatë Rita ka të drejtë të ndihet krenare për trupin e saj, pasi gjatë gjithë kohës është vlerësuar për linjat e bukura dhe stilin në veshje./CityNews