Connect with Us

Rama “zbulon” muhabetet e çadrës së PD/Çfarë më shqetëson më shumë!

Aktualitet

Rama “zbulon” muhabetet e çadrës së PD/Çfarë më shqetëson më shumë!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur për çadrën e opozitës, e cila ndodhet prej më shumë se 50 ditësh në sheshin para godinës së Kryeministrisë.

Rama than ë studion e Reprot Tv se në çadrën e PD ka vetëm muhabete rakie dhe një qasje destruktive. Sipas tij, çadra është vendosur në mes të rrugës që lidh vendin me Evorpën.

“Sot ka vetëm muhabete rakie në çadër dhe një qasje destruktive të opozitës, e cila është future në çadër për të mos votuar fillimin e reformës në drejtësi. Opozita e ka vendosur çadrën në mes të rrugës që na lidh me Evropën. Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se shoh forca politike që janë të gatshme të na ndajnë për së gjalli me Evropën, për shkak se i friken reformës në drejtësi”, tha Rama./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  Agron GJEKMARKAJ/ Z. Rama nise verifikimin me ministrat, deputetët, drejtorët, e drejtoreshat e tua

LEXO EDHE:  Cila është këngëtarja e famshme që iu bashkua çadrës sot dhe këndoi live?

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Video-Rama habit në samitin e Triestes/ Cili është detaji që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

LEXO EDHE:  Video-Dibra braktis Bashën/E vërteta e mitingut të PD

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish deputetja denoncon skandalin/ Përjashtohet nga lista e votuesve

Publikuar

-

Nga

Ish deputetes së PD, Lajla Pernaska nuk i është lejuar të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar.

Ajo ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se i qëndron bindjes së saj se “Një Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”.

Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë).

I qëndroj bindjes sime se: “ Njē Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”

Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj.

Shqipëria do bëhet”, shprehet Përnaska./ CNA.al  

LEXO TE PLOTE