Connect with Us

Presioni i fundit i Metës-Tërheq ministrat/Ja si bie qeveria

Aktualitet

Presioni i fundit i Metës-Tërheq ministrat/Ja si bie qeveria

Publikuar

-

/

Kreu i LSI Ilir Meta, provokon edhe njëherë aleaten e saj në qeveri. LSI mund të tërheqë nesër ministrat nga kabineti me argumentin për zgjidhjen e krizës politike në vend, por ky fakt mund ta thellonte më tej ndarjen.

Burime pranë kryetarit të kuvendit i thanë CityNews, se Ilir Meta e ka shprehur publikisht që LSI ishte e gatshme të dorëzonte karriget e saj në funksion të zgjidhjes së krizës dhe këtë ai e ka artikuluar rreth një javë më parë.

Meta mund të tërheqë ministrat e tij, por kjo mund të provokojë edhe rrëzim të qeverisë. Në bazë të kushtetutës dy janë mënyrat, me mocion besimi që bëhet nga vetë kryeministri dhe mocion mosbesimi që kërkohet nga një shumicë e re parlamentare e cila duhet të ketë kryeministër alternativ me program që ta paraqesë në kuvend.

Tërheqja e ministrave mund të provokojë mocionin e besimit, çka sjell edhe zgjedhje brenda 45 ditëve në rast se Rama nuk siguron 71 vota, nga ana tjetër mocioni i mosbesimit mund të sjellë një qeveri të re e cila mund të mos quhet teknike por mund të krijojë kushtet të PD dhe opozita të hyjnë në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Rama në OKB/ Të përballojmë bashkë sfidat globale, asnjë vend s’mundet i vetëm

Por Rama, mund të përdorë edhe precedentin e vitit 2004, kur ish-kryeministri Fatos Nano në mungesë të mazhorancës parlamentare qeverisi me zv/ministra.

Meta po luan çdo skenar të mundshëm, jo vetëm në tavolinë por edhe publikisht. Kreu i LSI si shpesh herë hedh në tregun politik teza për levizjet e tij, por ato janë pak të besueshme. Tashmë mediat dhe shqiptarët janë mësuar me kapërcimet që ai i bën ylberit, nga kërcënimet në dorëzime pa kushte. Këtë herë ai ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme me argument votimin e intitucioneve të vettingut. Kjo thirrje duket të jetë e pavlerë për sa kohë opozita është jashtë kuvendit, por ky për Metën mund të jetë një rast për të shkuar më thellë në përballjen me kryeministrin Edi Rama.

Në fakt lëvizjet e Metës dhe shpalljet e tyre përpara në media, duket të jenë pas ose aspak të besueshme, ato duken më shumë si konsum i përditshëm politik që mund ti ccojë në thes disa vota LSI.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Vasili kërkesë Ramës/ “Në letrën e shtatë trego si e kriminalizove Vlorën”

LEXO EDHE:  Mungesa e paisjeve të ekip-shpëtimit shqiptar/ Meta: Është momenti për plotësimin e kapaciteteve

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Meta takon Bregun/ Ja çfarë sjell suksesi i saj

LEXO EDHE:  Rama në OKB/ Të përballojmë bashkë sfidat globale, asnjë vend s’mundet i vetëm

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Lame kallëzohet në SPAK

Publikuar

-

Nga

Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Banorët e Laprakës kanë  kallëzuar sot  në SPAK Kreun e Kadastrës Artan Lame dhe firmën “Salillari”.

Ata shprehen se projekti i Unazës së Madhe parashikon prishjen e objekteve në Laprakë.

“Kemi vendosur t’i drejtohemi SPAK me një kallëzim penal ndaj Kadastrës dhe Salillarit që ka fituar këtë tender, për të cilin ne kemi dyshime. Kallëzimi është depozituar në SPAK.



Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore”, u shprehën ata për mediat.

Më tej ata kanë treguar se banesat që parashikohen të shembet janë ndërtur që në vitin 2000  apo ndoshta më herët.

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj medias/ Rama kërkon të shfokusojë vëmendjen nga krimi dhe droga

LEXO EDHE:  Rama në OKB/ Të përballojmë bashkë sfidat globale, asnjë vend s’mundet i vetëm

Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor. Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë. Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin”, u shpreh një nga banorët, pas kallëzimit në SPAK./CNA.al

LEXO TE PLOTE