LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Sonila Meço/Reforma në Drejtësi, tufë ligjesh që ...!

10 Prill 2017, 17:48, Aktualitet CNA

Të bësh reformën në drejtësi, pa atë zgjedhore, do të thotë të kesh ndërtuar një tufë ligjesh për sistemin e drejtësisë duke e ditur se do të jesh sërish në pushtet. Do ta votonte PS reformën nëse ky kod zgjedhor nuk ia jepte fitoren, që para datës së zgjedhjeve, me një formulë të paravendosur koalicioni?

Se sa e drejtë do jetë reforma në drejtësi, përmbahtjen e së cilës duhet ta shpjegojë një matematicien për mënyrën si ndërton drejtësi e dëshmon nisja e zbatimit të saj: që nga ish Ministri i Drejtësisë, që mbush hapësirën publike me fakte për mënyrën jo transparente, nga njerëz jo kompetentë, për një përmbajtje që nuk prek thelbin e ndërtimit të një projekti reformator.

Për të vijuar me letrën e Ministrit aktual të Drejtësisë drejtuar Komisionerit Hahn, ku vërehet se nuk ka bazë kushtetuese për krijimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e deri tek mungesa e kompetencës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për njoftimin e nisjes, sa më shpejt, nga puna të ONM-së (bordi do të ketë rol kyç në këshillim e Parlamentit sa i takon emërimeve në komisionet e Vettingut).

Vetë Kuvendi mori vendime antikushtetuese për kthimin e listave me kandidatët e institucioneve të Vetting-ut, tek Avokati i Popullit.

Dhe vetë Avokati i Popullit vepron, kësisoj, në shkelje të ligjit, madje, edhe jashtë mandatit, tashmë, të përfunduar. Komisioni i Ligjeve anulloi garën për vendin vakant të Avokatit të Popullit. Megjithëse procedura ishte zhvilluar sipas ligjit, anulimi i saj qe i pazakontë dhe i pajustifikuar.

Por vijojmë me antikushtetutshmërinë me të cilën nisi zbatimi i reformës në drejtësi:
Kushtetuta nuk lejon shtyrjen e afateve kohore e aq më tepër, shtimin e kandidatëve të rinj në listën me kandidatët për institucionet e Vetting-ut. E, aq më pak, rishqyrtimin e tyre nga ONM, duke vënë në dyshim edhe neutralitetin e punës së këtij të fundit.

Pra, premisat mbi të cilat nis një reformë janë një prelud antikushtetues, por duke logjikuar edhe se reforma në drejtësi nuk është garanci për të luftuar korrupsionin, apo për të garantuar zbatimin e ligjit nga politikanët, sepse edhe në kushtet e një legjislacioni të plotë, kur institucionet e reja të krijuara kthehen kundra tyre, ata shfrytëzojnë forma nga më të ndryshmet për të minuar proceset, jemi ku s’duhet të ishim. Jo aty ku na u premtua të paktën.

Këtu nuk është më çështje ligjesh e mekanizmash të sofistikuar Vetting-u, ky është mentalitet e traditë e munguar e vënies përpara përgjegjësisë së politikanëve.

Mjafton të shohësh nëse ligji i dekriminalizimit prodhoi edhe një mendësi të largimit të politikës nga fenomeni. Pamë ministra krah të akuzuarve dhe një diskurs publik, ende, justifikues nga vendimmarrësit e sjelljes së personave me të kaluar kriminale në parlament, ose pushtet vendor.

Pra niset në mënyrë antikushtetuese, një reformë e pazbatueshme prej formulash të pamundura (që çuan ne antikushtetuetshmëri pa nisur mirë zbatimi, imagjino në ‘kockë’ të reformës), kur ata që me forcë duan zbatimin nuk respektojnë parimin, ligjin (shembull, reagimi për dekriminalizimin).
A do ta votonin ata këtë ligj po ta dinin se nuk do ishin nesër në pushtet? Ky është thelbi./CityNews

 

Lajmet e fundit nga