LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodh nëse Meta tërheq ministrat e LSI?/Rama: As nuk dua ta besoj …!

10 Prill 2017, 19:44, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te teza më e fundit e aleatit të tij në qeverisje, Ilir Metës.

CityNews raportoi një ditë më parë se Meta do të tërheqë ministrat e LSI-së dhe do të kërkojë mocion mosbesimi për Edi Ramën, duke tentuar rrëzimin e qeverisë.

Ndërkohë, Rama tha se nuk do ta besojë këtë gjë dhe çfarë mund të ndodhë, nëse Meta nesër vërteton tezën e tij.

?Unë nuk dua ta besoj këtë gjë, por çdo gjë duhet trajtuar dhe komentuar atëherë kur ndodh. Partia Socialiste nuk do të tërhiqet nga përgjegjësia. Kemi detyrim për të çuar deri në fund qeverisjen dhe këto detyrime besoj do t?i përmbushim së bashku me aleatët?, theksoi kryeministri Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga