LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha kokë më kokë me aleatët/Paralajmërimi për Kavajën dhe vendimi për zgjedhjet

10 Prill 2017, 09:08, Aktualitet CNA

Koalicioni Opozitar ka konfirmuar sot qëndrimin për mosregjistrimin në KQZ. Ky vendi është marrë në mbledhjen e sotme mes partive opozitare.

Sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërsa, opozita e bashkuar duket e vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Koalicioni Opozitar njoftoi sot se nuk do të regjistrohen derisa të arrihet një pakt politik. Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar protestë të madhe kombëtare në Kavajë më 7 maj, kur pritet të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë.

?Nuk regjistrohemi derisa të arrihet një pak politik. Të oms arrihet pak për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Më 7 maj protestë e madhe kombëtare në Kavajë?, thuhet në njoftimin e Koalicionit Opozitar./CityNews

Lajmet e fundit nga