LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarm për demokracinë!/Dule: Kush është shpresa e vetme

10 Prill 2017, 20:54, Aktualitet CNA

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka komentuar krizën politike në vend, duke thënë se po vë në rrezik demokracinë e vendit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Duke shkruan se gjysma e spektrit politik nuk është regjistruar në zgjedhje dhe gjysma tjetër ka deklaruar mospjesëmarrjen.

Më tej, Dule ka vijuar duke thënë se situata parazgjedhore është një alarm për demokracinë.

?Gjysma e spektrit politik e parregjistruar! Gjysma e gjysmës tjetër e deklaruar për mospjesëmarrje në zgjedhje farsë! Alarm për demokracinë! Qëndresa për votën e lirë mbetet e vetmja shpresë, në një kohë që Rama synon të vrasë me cfarë mundet, vetë shpresën, përpara fundit!?, shkruan Dule./CityNews

Lajmet e fundit nga