LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e ish-drejtorit/Basha: Lajm tronditës, si u hodh në rrugë padrejtësisht

9 Prill 2017, 06:12, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për vrasjen e rëndë të një nate më parë, atë t ëish-drejtorit të policisë, Artan Çuku.

Në rrjete sociale, Basha shkruan se ky lajm ishte tronditës.

Duke i shprehur familjes ngushëllim për këtë humbje, krydemokrati shpreh njëkohësisht dhe revoltën për largimin e tij të padrejtë nga policia.

?Vrasja e oficerit Artan Cuku poshtë banesës së tij është një lajm tronditës. Artan Cuku ishte një oficer karriere me rezultate të larta në luftë ndaj krimit në gjithë detyrat e tij të larta. Një prind i shkëlqyer, një koleg i veçantë. Me pikëllim të madh ndaj këtë moment dhe dua t?i shpreh familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta. Po gjithashtu, dua të shpreh dhe revoltën për largimin e tij të padrejtë nga policia, duke e hedhur kështu në rrugë, pa motiv ligjor, një oficer që ka luftuar krimin për 15 vite. I bëj thirrje prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e të vendosë autorët para ligjit?, shkruan Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga