LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Artan Çukut/Dy pistat ku po hetojnë Krimet e Rënda

9 Prill 2017, 06:03, Aktualitet CNA

Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku, është ekzekutuar me armë mbrëmjen e sotme në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Ish-zyrtari i Policisë ishte duke ecur në këmbë kur është qëlluar me 4 plumba në afërsi të hyrjes së pallatit ku banonte, në ?Rrugën e Kosovarëve?.

Dy plumba dyshohet se kanë qenë fatal duke i marrë jetën 45-vjeçarit, baba i dy fëmijëve. Goditjet kanë qenë precize, pasi një plum e ka qëlluar në qafë dhe tjetri në kokë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy persona të kenë marrë pjesë në atentat. Ata, sipas dëshmitarëve okularë kanë qenë duke lëvizur me një motor. Pas vrasjes autorët janë larguar menjëherë nga vendi i krimit, duke humbur gjurmët.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dha një prononcim nga vendi i ngjarjes, por pa dhënë detaje për pistat dhe autorët e dyshuar.

Grupi hetimor i ngritur nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton në dy pista kryesore.

Njëra është ajo e hasmërie që lidhet me detyrën e Cukut, në kohën kur ka qënë Shef Krimesh në Komisariatin Numër 4 në Tiranë, në vitin 2005. Në këtë kohë, një i ndaluar vrau veten gjatë kohës që po merrej në pyetje me armën e Artan Cukut, duke ia marrë nga brezi. Por sipas burimeve, kjo çështje ishte mbyllur mes familjeve dhe ishin pajtuar me njëra-tjetrën.

Pista tjetër që po ndjek policia është ajo e vrasjes për shkak të detyrës që ka mbajtur viktima. Cuku qëndroi në këtë post për rreth dy vite, 2012 ? 2013. Gjatë kësaj kohe, në qytetin bregdetar u goditën disa grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogërave të forta.

Në dorë, hetimi është marrë nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pasi ka dyshime se vrasja lidhet pikërisht me detyrën që ka kryer viktima.

Artan Cuku shërbeu 16- vite në Policinë e Shtetit duke mbajtur detyra të rëndësishme në disa qytete. Ai u largua nga policia aktive në vitin 2013, duke u emëruar në Akademinë e Policisë. Në vitin 2014, ai u largua përfundimisht nga radhët e bluve, duke u angazhuar në biznes privat. Ai ishte drejtues i një policie private.

Lajmet e fundit nga