LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-U prehsh në paqe Artan!/Mesazhi i fundit i kolegëve të ish-kryepolicit

9 Prill 2017, 19:37, Aktualitet CNA

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, u përcoll sot për në banesën e fundit, pasi u ekzekutua me disa plumba poshtë shtëpisë mbrëmjen e kaluar.

Ceremonia e lamtumirës u zhvillua në ambientet e Policisë së Shtetit, nën praninë e shumë kolegëve të të ndjerit.

Ndërkohë, policia ka publikuar një video me momentet e ceremonisë dhe një mesazh të fundit për kolegun Cuku.

“Gjatë zhvillimit të ceremonisë së lamtumirës të Ish punonjësit të Policisë së Shtetit, Artan CUKU, ish drejtues i lartë i strukturave policore në nivel vendor. U prehsh ne paqe Artan!!! I pa harruar qofsh !!!”, thuhet në mesazhin shoqëruar me video./CityNews

Lajmet e fundit nga