LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

S'ka zgjidhje në Siri me Asadin në pushtet

9 Prill 2017, 21:45, Aktualitet CNA

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley thotë se paqja në Siri nuk mund të arrihet pa largimin nga pushteti të Bashar al Asadit.

Në komentet që bëri në një intervistë për rrjetin CNN, të transmetuar sot, Ambasadorja Haley tha: ?Nuk ka asnjë alernativë që ofron një zgjidhje politike, ndërkohë që Asadi vazhdon të jetë në krye të regjimit?.

Ndërkaq, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se mposhtja e Shtetit Islamik mbetet përparësia e Amerikës në Siri.

Në komentet që bëri për rrjetin CBS, Sekretari Tillerson tha se pasi të eliminohet kërcënimi i ISIS, ?mund ta kthejmë vëmendjen tek stabilizimi i situatës në Siri?.

Dje, avionët sirianë rifilluan fluturimet nga baza që u godit të premten nga raketat amerikane.

Organizata anti-qeveritare siriane Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se avionët sirianë kishin arritur të ngrihen nga baza Shayrat dhe të godasin objekte të kryengritësve./VOA

Lajmet e fundit nga