LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen Basha/O Denar Biba o idiot, je kryetar i KQZ jo Papa i Vatikanit

9 Prill 2017, 10:12, Aktualitet CNA

Në vijim të komunikimit të tij Lulzim Basha, kryetari i PD-së i është përgjigjur kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, i cili deklaroi se për t’i dhënë kohë opozitës do ta shtynte afatin e regjistrimit të partive për zgjedhje edhe 19 ditë. Gjithashtu Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, është shprehur  se është gati t?i japë opozitës KQZ-në.

?Kjo KQZ është kukull me këtë kryetar idiot që u thotë shqiptarëve që tani që po afron afati i regjistrimit, unë e shtyj edhe 19 ditë. O Denar Biba je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot. Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk ka për të pasur. Socialistët të rrinë rehat se jo vetëm Shqipëria por edhe Partia do çlirohet nga zgjedha e krimit.
Kështu i bie që ky të na e bekojë kanabisin dhe të thotë ky është rigon jo kanabis. Kjo nuk është për të qeshur por për të qarë?, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga