LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e qëlloi ish-kryepolicin/Nga u largua autori

9 Prill 2017, 15:39, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka folur për autorët e vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Hoxha tha se Cuku është ekzekutuar nga një person i vetëm, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Sipas tij, autori ka kryer edhe më parë vrasje, pasi ishte shumë i bindur në efektivitetin e asaj që kishte marrë përsipër.

?Dyshohet se ka pasur një konflikt mes Cukës dhe autorit të ngjarjes. Është vetëm një autor. Ai është larguar në këmbë. Ka ikur drejt sheshit Willson. Kemi të bëjmë me një vrasës që ka vrarë dhe herë tjetër. Një vrasës shumë i bindur në efektivitetin e asaj që kishte marrë përsipër. Ai e ka qëlluar në kokë, pasi e ka qëlluar në trup, për t?u siguruar që e ka vrarë. Është vrasës me pagesë. Në këtë vrasje mund të jetë përfshirë një grup hetimor, që ka vrasësit e tij me pagesë?, tha Hoxha në studion e News 24./CityNews

Lajmet e fundit nga