LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Idiot!/Denar Biba i përgjigjet Bashës: Do jem ai që ...!

9 Prill 2017, 18:58, Aktualitet CNA

Kreu i KQZ-së, Denar Biba, i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas sulmit të këtij të fundit, i cili e quajti idiot.

Në një reagim në rrjetet sociale, Biba thotë se deklaratat e tij vazhdimisht interpretohen si qëndrime të PS-së, por kjo nuk është e vërtetë.

Ja reagimi:

Ka nje qasje frikshmerisht naive dhe/ose keqdashese qe e njehson cdo qendrim a deklarate timen me ato te PS!!!

Sot psh deklarata ime (e shpallur qe hershem) se, ?une do te jem avokati me i mire i interesave legjitime te opozites? eshte interpretuar nga disa sikur PS u terhoq nga qendrimi i saj ?i forte? dhe po i lutet PD qe vec te regjistrohet ne zgjedhje pa s?ka rendesi afati.

Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e Djele, afati shtyhet per neser.

Persa i takon qendrimit tim, s?do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik.

Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje.

Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike./CityNews

Lajmet e fundit nga