LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekipi i “skifterëve” të Trump-it versus kopesë së drogaxhinjve dhe “geishave” të Ramës

9 Prill 2017, 20:50, Aktualitet CNA

Ka raste, kur vërtet një foto flet më shumë se 1000 fjalë. Në shkrimin tonë ne do të komentojmë shkurtimisht ekipin e Presidentit Trump në ?Situation Room? (Zyrën e menaxhimit të emergjencave) dhe një foto të Kabinetit Rama. Për t?i ndricuar më fort diferencën e llahtarshme midis 2 fotove do t?i ofrojmë lexuesit edhe foto te një prej kabineteve të liderit historik të së majtës shqiptare, Fatos Nanos.

Në foton e ekipit Trump kemi 13 burra dhe një grua, ndërsa në Kabinetin Rama me 19 anëtarë ka 8 gra!!! Bie në sy që mosha e burrave të kësaj foto lëviz nga 50 në 70 vjec me përjashtim të Z. Kushner, dhëndërri i Presidentit Trump, i cili është 36 vjec. Mosha mesatare e ministrave të Kabinetit Rama nga shtatori 2013 deri më sot ka ardhur gjithnjë e në ulje! E vetmja femër në foto është zv/këshilltarja e Sigurisë kombëtare e Presidentit Trump, zj. Dina Powell.

Krahasimin po e fillojmë nga zj. Powell, me përvojë pune si kryetare e Fondacionit Goldman Sach (banka e famshme me të njejtin emër), ish zv/sekretare për kulturën dhe arsimin, e diplomuar në Universitetin prestigjoz të Teksasit, Austin. Karrierën zonja në fjalë e filloi nga internship-i në vitet e universitetit në stafin e senatores teksane Kay Bailey Hutchison, deri në postin kyc të zvëndës këshilltares së Sigurisë kombëtare të Presidentit Trump. Zonjën Powell sigurisht nuk do ta krahasojmë me asnjerën prej 4 geishave rrjesht të doganave shqiptare, as me geishën e tatimeve, as me super geishën e SHIK-ut , as me geishën e dosjeve, as me atë të avokaturës së shtetit, xhandarmërisë ndërtimore etj. Do të përpiqemi ta krahasojmë me 5-6 femrat-geisha të Kabinetit Rama. Mision i pamundur vërtet të krahasosh zonjën në fjalë me femrën ministre, që kulmin e karrierës së vet paraministrore e kishte, kur raportonte me shkrim te Sigurimi pedagogët e vet në universitet.

Nuk do ta krahasojmë as me geishën ministre, që e mban kolltukun ministror në sajë të sakrificave të së bijës në aksin Paris-Surrel. Sigurisht që nuk ka të krahasuar as me odaliskën e haremit, që e filloi karrierën në firmën SERECO SRL me telefon në gojë dhe ?bit by bit? na e bëri Rama edhe ministre. Normalisht nuk do e krahasojmë as me geishën fringo të re, që hajdutërinë e ilaceve dhe falsifikimin me qëllim abuzimi financiar të dokumentacionit të ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër e mbulonte me mbjellje pemësh e lulesh në oborrin e QSUT-së. Për vejushën sorrosiane dhe ?sorrën? turistike nuk ia vlen as të mendosh se mund të krahasohen me Zj. Dina, kopten e krishterë, që këshillon Presidentin Trump sesi mund të luftojë me efikasitet maksmial kundra kasapëve të Daeshit apo Al Khaedës.

Krahasimet do t?i bëjmë me fotografitë e burrave amerikanë pjesëtarë të ekipit Trump me burrat (shumë, shumë meshkujt) e gratë (zorzope) të ekipit rilindas të Kryeminsitrit Rama. Në krahasimet, që po bëjmë, lusim lexuesin që gjithnjë të sjellë ndër mend proverbin gjerman: cdo krahasim është pakëz i calë.
Joe Hagin e Shtëpisë së Bardhë fare mirë mund ta krahasojmë me Fu-Fu-në Endri në ndërtesën e Kryeministrisë së epokës Rama. Steve Mnuchin, Sekretarin e Thesarit e krahasojmë me minsitrin tonë të sukseshëm të financave, anglofonin dhe xhentëllmenin perfekt z. Arben Ahmetaj. Wilber Ross, Sekretarin e Tregtisë fare mirë mund ta krahasojmë me ministren tonë Gjermeni, ndonëse ndarja e detyrave për postet në kabinetet shqiptare dhe amerikane fatkeqësisht nuk është identike. Sean Spicer i Shtëpisë së Bardhë e ka ekujvalentin e vet në stafin e Kryeminsitrisë Rama në formën e zj.

Falma Fshazi, ndonëse kjo e fundit nga cdo këndvështrim qëndron më lart se ky Sean Spicer-i i Presidentit Trump. Besojmë se një krahasim i tillë është ndër më të goditurit! Steve Banon i Breitbart News dhe i Shtëpisë së Bardhë nuk ka ekujvalent në stafin Rama, por mund të krahasohet me ekujvalentin e një aliazhi të përbërë nga Mero Baze dhe Karlo Bolino botues si z. Banon dhe njëkohësisht këshilltarë të Ramës sic është Steve këshilltar i Trumpit. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson beojmë se është fiks ministri ynë jashtëzakonisht i sukseshëm Bushati me kusht që, ai njëlloj sic pushoi nga puna Bushati kryekonsulleshën tonë në Milano, të guxojë të pushojë nga puna Sh.T. Tong Zhi Lu, ambasador amerikan në Tiranë. Personalisht unë dyshoj që z. Tillerson të jetë aq i guximshëm sa Bushati ynë, për më tepër, që z. Tillerson ende nuk ka kryer vizitë zyrtare në Brazil, kështu që të kemi mundësi ta krahasojmë me vizitën e Bushatit tonë ca kohë më parë në Brazil (ajo meseleja me banane dhe kastravec e biznesmenit Leonard Koka). Steven Miller i stafit të Shtëpisë së Bardhë është realisht pa pikë dyshimi një alter ego e Agacit të Kryeministrisë së Ramës! Michael Anton i Sigurisë kombëtare është fiks ekujvalenti i luftëtarit ekstremist anti kontrabandë, sidomos kundra kontrabandistëve, ?Princave të Devollit?. E kam fjalën për vëllain tonë nga Kosova, Lulëzim Rafuna D.V.

Po, po që të dy dallohen për ekstremizmin e tyre. Ky Rafuna i Ramës është ekstemist në dobi të dy shteteve shqiptare në Ballkan (Sic!). Faktikisht këshilltari i sigurisë kombëtare i Kryeministrit Rama Alexander Alexander (alias Sandër Lleshi), ndonëse është gjen/brigade një gradë më poshtë se gjen/major H.R. McMaster këshilltari ekujvalent i Presidentit Trump, qëndron shumë më lart se gjenerali amerikan. Ky superioritet ka të bëjë vetëm me faktin se ka hedhur ca firma interesante, në lidhje me ish BUD-in e Bisht Pallë-s, kur ishte zv/shef shtabi. Të hedhësh firma të tilla në kufijtë e tradhëtisë kombëtare, kërkon kurajo të madhe, që padyshim i mungon gjen/majorit H.R. McMaster të Presidentit Trump. Z. Gary Cohn sekretar i ekonomisë as që mund të krasohet me ministren tonë Ekonomi.

Ky Cohn i Trump-it ka vetëm një meritë, që urren një spekulator financiar, një cifut hungarez të naturalizuar amerikan. Lavdi Zotit ministreja e jonë Ikonomi ka mbi 25 vjet, që bashkëpunon dhe punon për filantropin me famë botërore njeriun, që gjunjëzoi Bankën e Anglisë duke e cuar Paundin Stërling për lesh bubi, vetë Xhorxh Sorrosin e famshëm! Reince Priebus i Shtëpisë së Bardhë pa pikë dyshimi është ekujvalenti i këshilltarit Fate Velaj, por mjaft inferior ndaj Fates sonë, sepse nuk ka marrë asnjë dekoratë austriake si Fatja i Edvinit. Priebusi i ngratë ka harxhuar vitet e jetës kot duke mos u mjaftuar si Velaj me një dëftesë pjekurie, por duke u diplomuar në Universitetin Uinskonsin Uajtuoter e më pas duke marrë gradën shkencore ?Juris Doctor? në Universitetin e Majamit!

Megjithëse u përpoqëm të përdorim maksimalisht sarkazmën për efekte të caktuara stilistike, kemi frikë se nuk ia kemi arritur qëllimit për të krahasuar sa më realisht gratë (geisha-burrnesha) dhe disa prej burrave zonja të ekipit të Rilindjes (Sic!) të Kryeministrit Rama me skuadrën Trump, që nga mjediset e Situation Room menaxhon emergjencat e së vetmes superfuqi të globit./Nga GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga