LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha paralajmëron Ramën në emër të shqiptarëve/Jemi shumicë, lëri kërcënimet!

9 Prill 2017, 14:34, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha ka theksuar se deklaratat e ditëve të fundit të Ramës kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj shqiptarëve.

Në emër të të gjithë qytetarëve, kryedemokrati i është drejtuar me një mesazh të fortë Ramës.

Ja mesazhi:
Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:
Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe/CityNews

Lajmet e fundit nga