LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon lëvizjet e fundit të Cukës/U qëllua në ashensor me ...!

9 Prill 2017, 15:15, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e ish-komisarit Artan Cuku.

Gazetari Hoxha ka përshkruar të gjitha lëvizjet e fundit të Cukës, pak para se të qëllohej për vdekje.

Ai tha në studion e Neës 24 se ish-drejtori i policisë është qëlluar në ashensorin e apartamentit me 8 plumba.

?Artan Cuku u largua nga radhët e policisë dhe është marrë me aktivitetet personale. Ka qenë aksioner në një kompani, u mor me bizneset e tij. Ai është 42 vjeç, fëmijët e i ka të mitur. Është martuar vetëm para 7 vjetësh. Mbrëmë ai ka qenë duke u kthyer në banesë, e para ka shkuar bashkëshortja e tij me fëmijët. Pastaj Cuku. Një person me kapele i ka folur atij. Më pas është drejtuar në drejtim të apartamentit bashkë me fëmijët. Pastaj ka shkuar në supermarket, ka blerë disa gjëra, është kthyer, ka hapur derën e apartamentit, ka hyrë në ashensor, dhe këtu është qëlluar me armë. Ka pasur 8 të shtëna, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 8 gëzhoja, 6 i përkasin një arme pistoletë, dhe dy një arme tjetër. 5 plumba kanë rënë mbi trupin e tij, njëri në kokë?, tha Hoxha./CityNews

Lajmet e fundit nga