LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi shokues/E kam tradhtuar burrin tim të dytë me rreth 100 meshkuj, por njëri…

8 Prill 2017, 20:53, Lifestyle CNA

Një grua 40 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është e martuar për herë të dytë por asnjëherë nuk ka qenë besnike, as ndaj burrit të parë as të dyti.

Ajo tregon se ka 5 vite që nuk bën seks me burrin e saj, me të cilin ajo është bashkë prej 10 vitesh, ndërsa e martuar që 4 vjet.

Gruaja rrëfen se që kur është bashkë me të, ajo ka bërë seks me rreth 100 meshkuj të ndryshëm dhe se burri i saj nuk e ka idenë për këtë tradhti.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Një mashkull seksi më ofroi të më blinte një zyre ditë më parë dhe pas disa orëve ne shkuam në shtëpinë e tij dhe bëmë seks të pambrojtur. Kjo ishte ajo që më pëlqente.

Unë isha në një kafe dhe ai ishte afër meje ulur. Kur shkova për ta paguar ai më tha :?Me lër mua ta paguaj?.

Ne u ulëm në një tavolinë në një qoshe dhe biseduam për një orë, natyrisht dukej se ne fantazonim njëri tjetrin edhe pse ai dukej se ishte 10 vjet më i ri se unë.

Ai më ftoi në shtëpinë e tij dhe ne ishim mbi njëri tjetrin sa më shpejt që u mbyll dera.

Seksi ishte i mahnitshëm dhe ai më tha se donte të më shihte sërish, por unë i thashë jo.

Unë dua vetëm seks pa asnjë komplikim të nevojshëm.

Jam 40 vjet ndërsa burri im është 44 vjet dhe kjo është martesa ime e dytë.

Ne jemi të martuar prej 4 vitesh por kemi qenë bashkë që 10 vite.

Ne nuk kemi bërë seks prej 5 vitesh. Ai thotë jo dhe unë bëhem sikur jam e mërzitur nga kjo.

Ne jemi si miq por unë nuk dua të bëj seks me të. Unë kam qenë e tillë që nga martesa e parë. I pata treguar burrit tim se nuk dua të bëj seks me të dhe ai më pati kuptuar.

Në një natë jashtë me miq unë desha të bëja seks me ndonjë mashkull por jo të filloja një aferë me dikë.

Më pas shoqja ime i tregoi burrit tim se si isha unë dhe ai u divorcua nga unë.

Isha 24 vjeçare dhe u hodha në një lidhje tjetër, që ishte gabim.

Nuk e tradhtova por sepse ishte i dhunshëm dhe do të më vriste nëse do ta bëja.

Më në fund vendosa ta lë atë dhe të bëj një jetë të re për veten time.

Më pas e njoha burrin tim të tanishëm përsëri. Them përsëri pasi ne kishim qenë bashkë edhe më herët në adoleshencë.

Ai është një person shumë i dashur por unë kurrë nuk kam qenë besnike ndaj tij, as para as pas martesës.

Kam bërë seks me rreth 100 meshkuj që kur jemi bashkë dhe ai nuk e ka idenë për këtë.

Unë dua të ndihem e dëshiruar por pa ndonjë angazhim apo lidhje në këtë mes.

Mendoj se jam një e varur nga seksi por e di se duhet ta ndaloj këtë sjellje të dëmshme.

Përgjigja e psikologes:

Ke të drejtë. Ti rrezikon që burri yt i dytë ta kuptojë tradhtinë dhe ta humbasësh këtë burrë të dashur, ashtu siç e ke humbur të parin.

Por ti je duke rrezikuar gjithashtu me shëndetin tënd.

Një nga këta meshkuj mund të të infektojë apo të sillet dhunshëm apo të jetë i rrezikshëm me ty.

Ndoshta ti je lënduar nga dikush që ke dashur kur ke qenë e re dhe të kënaq ndjenja e të qenit e dëshiruar por të jesh shumë e afërt me dikë është e rrezikshme.

Lajmet e fundit nga