LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi me Bashën/Kokëdhima: Nuk mbështes pazaret e partive!

8 Prill 2017, 14:26, Aktualitet CNA

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Takimi zgjati mbi një orë dhe u zhvillua te hotel ?Rogner?, në kryeqytet.

Ndërkohë, pas takimit ish-deputeti dhe njëherë kreu i lëvizjes ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima, ka folur për mediat, duke thënë se është diskutuar kriza politike në vend.

Sipas Kokëdhimës, në tryezën e takimit me Bashën është diskutuar mbi krizën dhe gjetjen e daljes nga kriza. Ndër të tjera, ish-deputeti tha se nuk do të mbështesë pazaret e partive të mëdha politike, duke futur këtu PD, PS dhe LSI.

?Nuk mbështes pazaret e partive të mëdha politike?, tha Kokëdhima./CityNews

Lajmet e fundit nga