LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ, të hënën shqyrton regjistrimet për zgjedhjet

8 Prill 2017, 17:35, Aktualitet CNA

Zyra e shtypit e KQZ ka bërë të ditur se ditën e henë, më datë 10.04.2017, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja shqyrtuese e projekt-akteve që lidhen me zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017. Konkretisht do shqyrtohet kërkesa për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë ?Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë?, ?Sfida për Shqipërinë ?, ?Partia Ligj dhe Drejtësi?.

Po ashtu do të shqyrtohet  akti ?Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr. 4, Qarku Shkodër, dhe anëtarit të KZAZ-së nr. 26, Qarku Tiranë? .  Por edhe emërimin e Kryetarit të KZAZ-së nr.42, në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 07 maj 2017, si dhe emërimin e kryetareve dhe zv. kryetareve të KZAZ-ve, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017. /CityNEWS

Lajmet e fundit nga