LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ik mos më çaj b***/Çfarë nuk u dëgjua në studio, Rama i tensionuar (Video)

8 Prill 2017, 11:12, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmjen e së enjtes në studion e News 24, përballë gazetarit Ylli Rakipi, tepër i tensionuar.

Por, në një video të shpërndarë në faqen zyrtare të Lolita, duket se tensioni ka nisur që para fillimit të emisionit.

Siç dëgjohet në video, Rama i kërkon Rakipit t’i lërë 3 minuta kohë për çdo pyetje. Ndërsa, në një momenti Rama i drejtohet një personi tjetër në studio me fjalët e rënda: “Ik mos më çaj b***.

Ja dialogu i plotë në backstage:

Rama-Rakipit: Dakord dakord thuaje atë. Tani Ylli Ylli, e kam profesionale. Shiko çfarë ndodh se po e ndjek, ti fillon fap fap fap.

Rakipi-Ramës: Shiko a jam a s?jam dakord ti më shpjego.

Rama-Rakip: Tani dëgjo, po më dëgjo pra 1 sekondë, e fillon

Rakipi i drejtohet gazetarit në studio: Si dukem mo

Rama-gazetarit: Ky, ik mo na çaj bythën

Rama-Rakipit: Po dëgjo mo, a do më dëgjosh, dëgjo. E fillove me liqenin, shkon ke leka, po më lër të ta shpjegoj mor burrë. Po më dëgjo mor burrë, unë të ndjek me vëmendje, tani unë do ta filloj nga fillimi nuk do ta filloj nga fundi, që ti më thua rri këtu. TI më thua rri në fund. Ti ma fillon këtu, shiko ti bën këtë

Rakipi-Ramës: lëre tani po ulu aty

Rama-Rakipit: Po dëgjo këtu, dëgjo çfarë po them. Ti e fillon këtu dhe e mbaron këtu. Ndërkohë që unë mbaj mend nga këtu dhe e filloj nga këtu, ti më thua lëre këtë dhe merru me këtë.

Rakipi-Ramës: Ti më thoshe mua rri në Tiranë mos shko në Kavajë

Rakipi-gazetarit: Po lëre se ai flet kot tani

Rama-Rakipit: Tani o Ylli unë dua që ti të më japësh 3 minuta mbas çdo pyetjeje,3. Më lër 3 minuta.

Rakipi-Ramës: Ma thuaj ti këtë këtu dhe unë do të të lë 4. Mbas çdo pyetjeje ke 4. Ja pi dhe duhanin. Lëre duhanin se do bëhesh me tuberkuloz

Rama-Rakipit: Dëgjo se ti je ai njeriu

Rakipi me telefon në vesh-Ramës: Mos më ndërprit 1 minut./CityNews

Lajmet e fundit nga