LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakte të çuditshme për kartëmonedhat

8 Prill 2017, 15:50, Aktualitet CNA

Me kartëmonedhat lidhen histori të çuditshme nga madhësia sa një pullë poste deri tek shifra miliardëshe për një bukë.

Deri më tani kartëmonedha më e vogël në botë ka ardhur nga Rumania. Në vitin 1917 Banka Kombëtare e Bukureshtit nxorri në qarkullim një kartëmonedhë 10-bani ? si valutë në nevojë. Për shkak se gjatë Luftës së Parë Botërore lëndët e para për prodhimin e monedhave metalike ishin shumë të kufizuara, duhej që të përdoreshin kartëmonedha edhe për vlera të ulët të parave. Kartëmonedha e atëhershme rumune me 27,5 herë 38 milimetër në ngjyrë kafe-të gjelbër kishte madhësinë e një pulle poste.

Ndërsa e papërshtatshme për kuletat ishte kartëmonedha më e madhe në botë, bankënota filipiniase 100.000 piso, e madhe sa një letër shtypi ? DIN A4. Ajo u prodhua në vitin 1998, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Filipineve.

Valuta më me vlerë me të cilën mund të blije më shumë gjëra ka qenë dollari i Singaporit me një vlerë 6000 prej eurosh. E futur në qarkullim në vitin 1973, ajo u nxorr ngadalë nga qarkullimi në vitin 2004 për të penguar larjen e parave.

Nga Zimbabve vjen kartëmonedha me vlerën më të madhe shifrore ? kartëmonedha 100 bilionë dollarë. Si reagim i inflacionit galopant në vendin afrikan, ajo u vu në qarkullim për të vepruar kundër këtij fenomeni. Për një kohë të caktuar madje në Zimbabve një bukë kushtonte 300 miliardë dollarë zimbabvezë./CityNews

Lajmet e fundit nga