LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita Ndërkombëtare e Romëve/Ja apeli i Avokatit të Popullit

8 Prill 2017, 13:26, Aktualitet CNA

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve shpreh shqetësimin për situatën problematike, ku jetojnë banorët e këtij minoriteti, në vendin tonë. Duke e konsideruar  si prioritet mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtresave të cënueshme dhe komuniteteve në risk, Avokati i Popullit përsërit thirrjen drejtuar autoriteteve, që të marrin masat e duhura ligjore dhe institucionale për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit romë dhe atij egjiptian në vendin tonë, edhe në zbatim të rekomandimeve të shumta që adresojnë këto shqetësime.

?Barazia formale ekziston, por ajo nuk është kthyer në një barazi reale thelbësore për individët pjesëtarë të këtyre komuniteteve?, shprehet z. Totozani.

Avokati i Popullit në të gjitha raportet vjetore si dhe në një numër shumë të madh rekomandimesh ka theksuar situatën e vështirë dhe problematikat e mprehta sociale me të cilat përballen cdo ditë familjet rome dhe fëmijët e tyre, duke ofruar edhe zgjidhjet për këto çështje. Me keqardhje konstatohet se këto problematika mbeten ende sfida të pazgjidhura.

Avokati i Popullit  u ka rekomanduar njësive të qeverisjeve vendore që duhet të parashikojnë çdo vit në programet sociale të strehimit të tyre që, jo më pak se 5% e vendeve nga çdo program, të plotësohen nga familje të cilat deklarojnë se i përkasin minoritetit Rom. Ky propozim dhe të tjera janë reflektuar në projektligjin e ri për strehimin që ende nuk është miratuar. Inkurajojmë miratimin sa më parë të kornizës ligjore që do të ofrojë zgjidhje për këtë komunitet në risk, si dhe zbatimin konkret të tij.

Ndryshimi i vendit të vendosjes së familjeve Rome në mënyrë të vazhdueshme, mungesa e dokumentacionit për të provuar qëndrimin e tyre në një territor të caktuar, mungesa e banesave në kuptimin e mirëfilltë, në shumicën e rasteve bëhet pengesë për regjistrimin e vendbanimit dhe më tej në privimin e tyre për të përfituar nga programet e mbrojtjes sociale, punësimi, strehimi etj.

E drejta për arsim është një e drejtë kushtetuese të cilën komuniteti Romë duhet ta gëzojë, ashtu si të gjithë shtetasit shqiptarë dhe me të njëjtën cilësi. Por aktualisht ka akoma raste të segregimit të nxënësve të këtij komuniteti.

Pavarësisht gjendjes së tyre të vështirë ekonomike shumë pjestarë dhe familje të komuniteteve Rome, nuk përfitojnë nga programet e mbrojtjes socialedhe përkatësisht pagesën e ndihmës ekonomike.

Për këto dhe të gjitha problematikat e tjera me të cilat përballet sot komuniteti romë dhe egjiptian, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, do të vazhdojë të jetë aktiv dhe proaktiv në parandalimin e shkeljes, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Lajmet e fundit nga