Connect with Us

Deputetja e PD ngushëllon ish-studenten për vdekjen e të atit/Ja mesazhi prekës

Aktualitet

Deputetja e PD ngushëllon ish-studenten për vdekjen e të atit/Ja mesazhi prekës

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, ka reaguar për vrasjen e ish-drejtorit të policisë, Artan Çuku.

Elmazi shprehet se është shokuar nga ky lajm, duke shtuar se krimi ka marrë zemër këto kohë nga Rilindja. Ajo ngushëllon familjen e të ndjerit, mes të cilëve edhe vajzën e tij që e ka pasur studente.

“E shokuar nga lajmi per vrasjen e ish drejtorit te policise Vlore, Z Artan Cuku , ushtarak me integritet..e Kam njohur personalisht! Krimi qe ka marre zemer keto kohe nga Rilindja , duke i nxjerre dhe nga qelite, filloi te godase edhe njerezit e rendit .. Ngushellime, familjes, bashkeshortes, ish studentes time !!! U prehsh ne paqe, ushtaraku qe i sherbeve me perkushtim vendit!”, shprehet Elmazi.

LEXO EDHE:  "Dielli sot u shua për Gëzim Krujën"/ Berisha shpreh ngushëllimet për humbjen e aktorit

Artan Cuku u qëllua sot me armë zjarri, 50 metra larg shtëpisë gjatë rrugës së krimit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gjobitet në Maqedoni Zoran Zaev/ Ndëshkohen edhe zv.kryeministri me ministrin e Shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Gjobitet në Maqedoni Zoran Zaev/ Ndëshkohen edhe zv.kryeministri me ministrin e Shëndetësisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është gjobitur në shtetin fqinj nga patrulla e policisë.

Mësohet se Zaev është gjobitur për shkak se ka udhëtuarv me motor pa kaskë, ndërsa drejtësisë së Maqedonisë së Veriut nuk i ka shpëtuar as zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski dhe mininistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndaj Nikollovskit dhe Filipçes rëndon akuza e korrupsionit dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit në trafik. Ata janë gjobitur nga policia e Maqedonisë së Veriut me nga 50 euro secili në vlerë denari.



Zaev dhe dy vartësit e tij u gjobitën tre ditë më parë, ndërsa lajmi është bërë i ditur vetëm ditën e sotme nga mediat e shteit fqinj, të cilat kanë publikuar fotot e gjobave.

LEXO EDHE:  Ti e vrave Vlorën time!/Deputetja zbulon autorin e krimit, ja mesazhi prekës

LEXO EDHE:  Rama: Petro Zheji, ustai që e bëri Don Kishotin të fliste shqip

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë në rrjetet sociale u publikua një video e Zaev, i cili nuk kishte kaskë teksa drejtonte motorrin, duke shkaktuar një mori reagimesh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklarata e fortë e avokatit Vishaj/ 167 persona të larguar nga vettingu po pastrojnë paratë me zyra avokatie

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortë e avokatit Vishaj/ 167 persona të larguar nga vettingu po pastrojnë paratë me zyra avokatie

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë vijon të mbetet çështja kryesore në sistemin e drejtësisë.

Deputeti socialist, Alket Hyseni tha në “Ilva Now” se reforma në drejtësi ka krijuar pengesa me largimin e shumë gjyqtarëve, të cilët janë pikasur me probleme në kriteret e vlerësimit. Ai u shpreh optimist se brenda dhjetorit do të plotësohen vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne kemi qenë koshientë se kjo është reformë komplekse dhe rrugës do të ketë vështirësi. Të gjitha ata që dua të aplikojnë, të bëjnë dhe mos të tremben më. Përtej një optimizmi, unë mendoj se është e mundur procedurialisht. Besoj se brenda këtij viti mund të plotësohen vakancat në kushtetuese. Ky është misioni i tyre dhe duhet të veprojnë tashmë. Edhe brenda tyre, ka influenca, por nuk mund të flasim dhe të fshihemi pas gishtit. Ndikimet kanë bërë që të ketë vonesa dhe pengesa”, tha ai.

Avokati i njohur, Saimir Vishaj shtoi se vonesat për plotësimin e vakancave në Kushtetuese janë përgjegjësi e KLGJ-së.

“Të gjithë duam sa më shpejt të ngrihet një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë e Lartë, por nuk varet më nga subjektet politike. Subjektet ranë dakord me 140 vota për ta ndryshuar këtë lloj drejtësie. Tani janë instrumente si KED- dhe KLGJ-ja, dhe ne duhet të ndalemi. Në Shqipëri mungon pushteti gjyqësor. Kjo është një përgjumje e KLGJ-së. Ne duhet t’u bëjmë thirrje juristëve për të konkurruar. Kjo reformë është nisur dhe nuk ka zot ta ndalojë”, tha ai.



Ai bëri një deklaratë të fortë në studion e “Ilva Now”, ndërsa tha se rreth 167 persona të larguar nga vettingu kanë hapur zyra avokatie dhe po pastrojnë para.

LEXO EDHE:  Lamtumira e Artan Çukut/“Shpërthen” gazetari: Ç’kuptim ka, ju e shkarkuat dhe …!

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur/ Rama: Nuk kam fjalë Xhodë..!

“Kemi kapacitete, por ne nuk do të thotë se të bëjmë të njëjtat gabime që kemi çuar në Gjykatën e Lartë. Duam të kemi një produkt që nesër kur të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare, t’i kemi shteruar të gjitha mjetet. dhe nëse flasim për 110 vendime që shteti shqiptar është për të paguar detyrimet për një proces të rregullt gjyqësor, të mos i ketë më, sepse është faturë shumë e madhe. Me ato lekë që mund të lajmë gabimet e gjyqtarëve, të cilët u larguan nga vettingu, mund të bëjmë kopsht, çerdhe, mund të rrisim rrogat e pensionistëve. Ata 167 vetë që kanë ikur dhe kanë hapur ca studio avokatie që po pastrojnë lekun sot. Dolën në veting, u larguan si subjekte të rivlerësimit dhe sot po pastrojnë lekët. Edhe kjo nuk është lloj reforme, sepse reforma do të thotë se për 15 vjet të jenë bashkuar të gjithë bashkë, asnjë nga produktet që ishin subjekte të vlerësimit të mos jenë më në prag të sistemit të drejtësisë. Por jo të largohen prokurorë dhe gjyqtarë edhe sot i kemi përsëri avokatë”, tha ai.

I pyetur nëse ishte në dijeni personalisht apo shumica socialiste, deputeti Alket Hyseni tha se ky është një realitet.

“Elementë që u përjashtuan nga vetingu po përpiqen të krijojnë biznese që t’i bëjnë ata të justifikojnë të ardhurat, por të jeni të bindur se 23 prej tyre janë në ndjekje penale dhe nga një strukturë e re që nuk do të kontestohet nga askush, pas tyre mund të jenë 23 të tjerë, për këtë mos u shqetësoni”, shtoi ai./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shtyhet takimi mes kryeministrit Rama dhe Hotit

Publikuar

-

Nga

Shtyhet takimi mes kryeministrave Rama dhe Hotit

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Avdullah Hoti është shtyrë për në datën 2 tetor.

Hoti ka lajmëruar përmes një postimi për takimin e planifikuar këtë të premte, se do të shtyhej për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, shtyrja e takimit u ra dakord me Ramën, duke e falënderuar për mirëkuptimin.



“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE