LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Komisariatin e Kavajës/Shkrumbohen dy makina

7 Prill 2017, 08:28, Aktualitet CNA

Një zjarr i madh ka përfshirë Komisariatin e Policisë së Kavajës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth mesnatës, në parkingun brenda komisariatit, ku është përfshirë nga flakët një automjet tip ?Citroen?.

Si pasojë e flakëve të këtij mjeti, që është në pronësi të punonjësit të policisë J. B., është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip ?Mercedes Benz?, i parkuar pranë automjetit tip ?Citroën?, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisariatit si provë materiale.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip ?Citroën?. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlerësim./CityNews

Lajmet e fundit nga