Connect with Us

Video-Breshëri plumbash nga ajri në det!/Si u qëllua gomonia nga helikopteri italian

Aktualitet

Video-Breshëri plumbash nga ajri në det!/Si u qëllua gomonia nga helikopteri italian

Publikuar

-

Një aksion ndërkombëtar antidrogë u zhvillua në afërsi të Korfuzit, ku u kap një gomone me 1.5 tonë kanabis.

Burime zyrtare thanë se gomonia me motorë të fuqishëm nga 400 cv drejtohej nga 3 persona dhe është nisur nga jugu i Shqipërisë ndërsa u pikas në afërsi të Korfuzit. Policia shqiptare njoftoi Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë, por janë sinjalizuar dhe janë aktivizuar edhe njësitë e Guardia di Finanza në Bari e Taranto si dhe Frontex.

Më pas gomonia u pikas në afërsi të Kalabrisë, ku ka nisur ndjekja në det të hapur. Ndjekja filloi mbrëmjen e 6 prillit dhe përfundoi rreth orës 16:00 të 7 prillit në pjesën fundore të Greqisë. Në pamjet e ndjekjes të publikuar nga policia duket qartë se si helikopteri i Frontex ka hapur zjarr ndaj gomones me 3 shqiptarë.

LEXO EDHE:  Kapet me drogë në shtëpi/ Arrestohet 64 vjeçari në Berat

Në ato pak sekonda të bëra publike duket se si dy herë helikopteri ka hapur zjarr mbi gomonen pasi shihen gjurmët në ujë. Kjo me siguri ka qenë një lëvizje paralajmëruese për të ndalur gomonen./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet narko-banda në Austri/ Furnizoheshin nga Shqipëria dhe Kosova

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 3 kg drogë të bëra gati për shitje/ Arrestohet 28-vjeçari

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Iu gjet drogë në makinë/ 30 vjeçarit i vihen prangat

LEXO EDHE:  Kapet me drogë në shtëpi/ Arrestohet 64 vjeçari në Berat

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Kapet me drogë në shtëpi/ Arrestohet 64 vjeçari në Berat

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE