LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një përgjigje fillestare për njeriun më mizor të kohës së sotme!

7 Prill 2017, 12:35, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të nisur sulmet kundër regjimit të Assad-it në Siri.

Berisha e quan këtë një përgjigje fillestare për njeriu më mizor të kohë së sotme. Më tej, ai uron që diktatori aktual më gjakësor i globit të pësojë sa më shpejt fatin që meriton.

Ja reagimi
Nje pergjigje fillestare per njeriun me mizor te kohes se sotme!
Te dashur miq, Presidenti i SHBA, Donald Trump urdheroi mbreme nje sulm me raketa te nje aerodromi te Sirise pas perdorimit te gazit sarin nga Asad, me te cilin ai vrau dhjetra e qindra siriane, foshnje, femije, te rinj e te moshuar, pasi ky diktator gjaksor kishte dorezuar armet kimike.
Duke pershendetur kete sulm te SHBA, le te urojme dhe shpresojme qe diktatori aktual me gjaksor i globit te pesoje sa me shpejt fatin qe meriton! sb/CityNews

Lajmet e fundit nga