LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjergj Bojaxhi: Si ndërrohen pushtetet në darka e takime të fshehta!

7 Prill 2017, 12:11, Aktualitet CNA

Kreu i partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, foli pas regjistrimit të partisë së tij në zgjedhje.

Bojaxhi tha se “Sfida” është krijuar në qershor të vitit 2016, dhe se kjo lëvizje lindi për t’iu kundërvënë të gjitha partive të vjetra.

Sipas tij, partitë e vjetra kanë zhvilluar një maskaradë pluraliste në çerekshekullin e fundit, duke ndërruar pushtetin në darka dhe takime të fshehta.

Ja deklarata e plotë:

SFIDA për Shqipërinë është krijuar në qershor të 2016-ës, pothuajse një vit më parë, përpara se Partia Demokratike të hynte në çadër apo të konsideronte të mos merrte pjesë në zgjedhje.

Si një nga anëtarët themelues të Sfidës për Shqipërinë, dua ta bëj mëse të qartë për të gjithë publikun shqiptar, se lëvizja jonë lindi për t?iu kundërvënë të gjitha partive të vjetra, duke filluar nga PS-ja, PD-ja e LSI-ja, e duke përfunduar te Partia Komuniste.

Ne jemi të bindur se partitë e vjetra kanë zhvilluar një maskaradë pluraliste në çerekshekullin e fundit, ku kanë ndërruar pushtetin me njëra tjetrën në darka dhe takime të fshehta e publike, duke filluar nga darka famëkeqe e Firences më 1992, mes Nanos e Berishës.

Këtë maskaradë pluraliste e kanë mbajtur gjallë e ushqyer biznesmenë, gazetarë e figura të errta të malavitës, të cilët kanë përfituar vazhdimisht nga ajo, pavarsisht se kush ka qenë në pushtet.

Shembulli më i freskët është Divjaka, ku oligarkët ?e majtë? e ?të djathtë? janë ulur këmbëkryq bashkë dhe po e degradojnë atë me ndërtimet e tyre, duke ndërhyrë tek pjesa e mbrojtur me ligj.

Sfida për Shqipërinë do të futet në garën elektorale (kurdo që të zhvillohet ajo e cilado qeveri qoftë kur të zhvillohet) me objektivin e qartë që të përfaqësojë votat e shqiptarëve të zhgënjyer nga partitë e vjetra, si dhe nga biznesmenët, gazetarët dhe figurat e errta të malavitës që i mbajnë gjallë e i ushqejnë ato.

Ne nuk jemi futur në sprint, jemi në maratonë ? nuk do të ndalemi deri në ditën kur shumica e shqiptarëve ta kenë kuptuar se Shqipëria ka nevojë për parti të reja/ndryshe politike, për një rend të vërtetë demokratik dhe për një ekonomi të vërtetë tregu të lirë./CityNews

Lajmet e fundit nga