LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje pa opozitën?!/Deputeti i PD-Ramës: Provoje po deshe!

6 Prill 2017, 10:30, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ndodhet sot në ditën 48-të të protestës. Edhe këtë të enjte, PD ?zhvilloi? seancën plenare në çadrën e protestës para godinës së Kryeministrisë. Temë kryesore diskutimi ishte krijimi i qeverisë teknike për zgjidhjen e krizës. Deputeti Eduard Halimi tha se qeveria është bërë njësh me krimin dhe duhet të marrë fund një orë e më parë.

?Kjo republikë ku qeveria është bërë njësh me krimin duhet të marrë fund një orë e më parë, dhe t?i hapë rrugë republikës së re, ku qeveria të jetë e qytetarëve. Krimit të bërë njësh me qeverinë nuk i trembet syri për të blerë vota, për të marrë koncesione, për të bërë korrupsion. Ndaj kjo qeveri duhet të bjerrë për t?i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri. Për demokratët dhe Bashën është e qartë se zgjedhje fasade me një qeveri të lidhur me krimin, nuk do të ketë. Zgjedhje të lira një qeveri e lidhur me krimin nuk mund t?i garantojë. Vetëm një qeveri mund t?i garantojë ato, një qeveri e cila të ketë besimin e të gjithë palëve politike. Kjo është fitorja e kauzës së opozitës, dhe kjo fitore do vijë një orë e më parë?, tha Halimi.

Nga ana e tij, deputeti Edmond Spaho ?kërcënoi? kryeministrin Rama, duke i thënë se ta provojë po deshi të bëjë zgjedhje pa opozitën.

?Na bëjnë thirrje të braktisim çadrën. T?iu braktisim juve e të kthehemi në Kuvend. Po a nuk ishim ne që i thamë Ramës së ke dekriminalizuar vendin, Kuvendin, administratën, dhe si na u përgjigj: prisni se s?keni parë gjë akoma. Ndaj ne u larguam parlamenti. Dhe nuk kthehemi derisa Rama të largohet. E mbrojti Armando Prengën nga shkarkimi nga KQZ. Le të provojnë po duan zgjedhje pa opozitën, kanë zgjedhjet në Kavajë tani?, tha Spaho./CityNews

Lajmet e fundit nga