LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi në CityNews/Cilin nga aktorët politikë do ndjekin sot shqiptarët në ekran

6 Prill 2017, 11:53, Aktualitet CNA

CityNews realizoi sot një sondazh në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, në fokus ishte audienca e mbrëmjes së sotme në ekranet televizive, ku pritet një ?betejë? nga tre liderët kryesorë në vend, Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha. CityNews iu referua faktit që tre liderët do të ?përballen? mbrëmjen e sotme live në tre ekrane të ndryshme televizive.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, pritet të jetë në ?Të Paekspozuarit? e Ylli Rakipit në News 24.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është përballë Blendi Fevziut në Tv Klan.
Ndërsa, Ilir Meta do të jetë tek ?Arena? e Dritan Hilës në Ora News.

Në sondazh u parashtrua pyetja: Sot beteja e politikanëve në media. Kë do ndiqni?
Ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë votuar për dy orë, ku nga rezultatet shihet qartë se më i ndjekuri pritet të jetë lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Nga të dhënat, Lulzim Basha ka marrë 434 vota, ndërsa ndiqet nga kryeministri Edi Rama me 241 vota. Më pak i ndjekuri do të jetë kreu i LSI, Ilir Meta, i cili ka marrë vetëm 61 vota./CityNews
Më poshtë po ju sjellim rezultatin e plotë të sondazhit:

Lajmet e fundit nga