LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SFIDA” e Bojaxhiut regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit

6 Prill 2017, 10:46, Aktualitet CNA

Partia “SFIDA për Shqipërinë” me themelues Gjergj Bojaxhi, është regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit, pasi ka mbledhur firmat e nevojshme.

“Sfida” deklaronse do të garojë në këto zgjedhje si alternativa e vetme që nuk ka lindur nga nevojat apo llogaritë e politikanëve, por si një organizim i njerëzve që nuk munden më.

Ja deklarata

Sot dorëzuam firmat e mbledhura për t’u regjistruar për zgjedhjet.

Por, pasi arritëm shifrën e kërkuar nga KQZ prej 5000 mijë vetësh, nuk e ndalëm mbledhjen e firmave. Kjo, sepse donim t’i jepnim mundësinë kujtdo që kishte dëshirë, që të mund të bashkonte zërin me ne për t’i dhënë një mesazh kësaj klase politike:

Ne jemi shumë!! Jemi shumë të pakënaqur nga kjo klasë politike. Jemi shumë që ndihemi të papërfaqësuar. Jemi shumë që mendojmë se problemet e Shqipërisë burojnë nga këta politikanë që kemi. Por ne mendojmë se zgjidhja është e mundur dhe ajo do të vijë nga qytetarët.

SFIDA për Shqipërinë do të garojë në këto zgjedhje si alternativa e vetme që nuk ka lindur nga nevojat apo llogaritë e politikanëve, por si një organizim i njerëzve që nuk munden më. Që duan të jenë pjesë e fillimit të fundit të kësaj klase politike./CityNews

Lajmet e fundit nga