LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta në zgjedhje me PD-në?!/Ja ku përfundon dhe blofi i tij me qeverinë e “Besimit”

6 Prill 2017, 13:52, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sërish krizën politike në vend, duke u ndalur te kreu i LSI, Ilir Meta. Ngjela shkruan se qeveria e besimit e Metës është një bllof, që do gëzojë Sali ziun dy ditë. Më tej, ai parashtron pyetjen nëse do të shkojë Meta nga Saliu, duke thënë se të dy do shkojnë drejt humnerës.

Ja reagimi

A do ta ketë Rama këto ditë aftësinë kryeministrore për të këputur frerin e kalit të harbuar të korrupsionit shqiptar?

Kjo është çeshtja e sotme ku është përqëndruar e gjithë e ardhmja e këtij vendi. Korrupsioni dhe krimi shtetëror Meta-Berisha është në fundin e tij, por kjo do të varet nga qëndresa intekektive dhe qartësia në akt e kryeministrit shqiptar. Qeveria e besimit e Metës është një bllof, që do gëzojë Sali ziun dy ditë. Tani Saliu ka rënë brenda me politikln e tij me frikë nga Reforma.

Dy janë pyetjet që kanë kyçur këtë ngjarje:

A do të hyjë Saliu në zgjedhje me partinë e tij?

A do të shkojë Meta nga Saliu që me numrin e tyre në Parlament të bllokojnë Reformën në Drejtësi?ngjela

Saliu nuk ka si hyn më në zgjedhje nëse Rama nuk pranon asnjë nga kërkesat e tij absurde, dhe nuk i pranon asnjë nga propozimet gjithë frikë që Saliu do t’i bëjë këto ditë, duke filluar që sot.

Mospjesmarrja në zgjedhje e Saliut dhe taborit të tij të përçmuar nga shqiptarët; do të jetë falimenti përfundimtar i korrupsionit shqiptar. Një sukses i madh historik, sidomos për çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani, nëse Rama reziston, Saliu edhe po të hyjë në zgjedhje, pas gjithë kësaj zhurme, është njëlloj i falimentuar sikur të mos hynte në zgjedhje.

Po Meta?

Nëse Meta shkon te Saliu me gjithe të bindurit e tij deputetë, do jetë sërisht një fitore shumë e madhe për antikorrupsionin dhe problemin shqiptar, por edhe për aleancën shqiptaro-amerikane në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Nëse Meta shkon te Saliu dhe Partia Socialiste nuk pranon të ndryshojë datën e zgjedhjeve; atëherë Rama dhe Partia Socialiste e ka prerë përfundimisht frerin e kalit të tërbuar të korrupsionit shqiptar Meta – Berisha. Kali pa fre, do shkojë pa dyshim drejt humnerës.

Po nuk pranon Partia Socialiste nuk ka mundësi që të shtyhen zgjedhjet.

Po me Metën, a formon dot Saliu qeverinë para zgjedhore?

Nëse e formon nuk bën dot asgjë, se manipulimin me kartat e identitetit, Saliut ia ka bllokuar qeveria Rama.

Po a i ka numrat Berisha, Meta? Edhe mund t’i ketë, por konstitucionalisht nuk bën dot asgjë, sepse gjendja është tanimë jo parazgjedhore, por zgjedhore, pas tre ditësh.

A do të rregjistrihet PD në komisionin Qëndror?

Po rezistoi intelektualisht dhe me akt Rama; ajo nuk do të regjistrohet; dhe kjo do të jetë fitorja historike antikorrupsion dhe anti – tirani, sepse likuidohet pa fare zhurme Berisha e pas tij edhe Meta…./CityNews

Lajmet e fundit nga