LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha mund rivalët Rama-Meta/Kë panë shqiptarët

6 Prill 2017, 21:42, Aktualitet CNA

Tre liderët kryesorë në vend janë ?përplasur? live mbrëmjen e sotme në tre studio televizive. Përtej ?luftës? me deklarata të forta, një tjetër ?luftë? ka qenë mes liderëve.

Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në mbarë vendin mbrëmjen e sotme.

Të gjithë sytë janë kthyer nga ekranet televizive, përkatësisht Tv Klan me Lulzim Bashën, News 24 me Edi Ramën dhe Ora News me Ilir Metën.

Sipas matjeve të audiencës të bërë nga kompania Telemetrix, ka rezultuar se shumica e syve të shqiptarëve janë drejuar nga Tv Klan, duke dëgjuar Lulzim Bashën.

CityNews iu sjell rezultatet e audiencës, ku shihet qartë se intervista e kreut të Partisë Demokratike ka qenë gjatë gjithë kohës mbi atë të rivalëve./CityNews

Lajmet e fundit nga