LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush e kontrollon PDIU-në/Shpëtim Idrizi apo Aqif Rakipi

6 Prill 2017, 08:46, Aktualitet CNA

Dy ditë më parë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, një prej forcave politike parlamentare, pjesë e koalicionit të PD-së në zgjedhjet e 2013-ës, sot aleat në qeverinë Rama, ka bërë një dalje publike me kreun e LSI-së, Ilir Meta, më pas ka paraqitur dhe qëndrimet e tij, të cilat shkonin shumë me ato të Metës dhe ishin afër opozitës.

?Duhet të ulet urgjent Rama me Bashën. Ia kemi detyrim shqiptarëve që mos t?i lemë në këtë krizë e cila po del nga institucionet. Nuk do ta mendojmë të bëjmë zgjedhje pa opozitën, në sensin që unë dua të besoj prapë në vullnetin dhe përgjegjshmërinë e forcave politike shqiptare?, tha prerë Idrizi.

Por, nuk dihet nëse ai fliste në emrin e tij personal apo si kryetar i PDIU-së, duke pasur parasysh një faktor mjaft të rëndësishëm në këtë parti, që është deputeti i qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi. Rakipi njihet për peshën e tij në parti dhe si një mik i ngushtë i kryeministrit Rama. Shumë zëra në PDIU thonë se është ai njeriu që ka nën kontroll votat e kësaj partie dhe jo Idrizi. Ky i fundit shpesh nuk ka mundur ta kontrollojë grupin e tij parlamentar me 5 mandate, ku është shtuar Mesila Doda nga PD.
Në negociatat e fundit me Metën, Shpëtim Idrizi garanton votën e tij dhe të Mesila Dodës, por vështirë se mund t?i ketë të dyja të sigurta. Kjo për faktin se Doda ka qenë një nga deputetet mbështetëse të deputetit të ndjerë të PD-së, Sokol Olldashi, i cili në thelb të platformës së tij në garë për kryetar të opozitës kishte rivendosjen e PD-së në shinat e një partie të djathtë dhe njihte gabimin fatal të bashkëqeverisjes me LSI-në, duke thënë se PD-ja nuk do bënte kurrë më koalicion më të, nëse ai do të zgjidhej në krye të PD-së. Doda ka qenë një mbështetëse e flaktë e këtyre tezave dhe vështirë se Idrizi siguron dot votën e saj në mbështetje të Metës.

Me shumë gjasa, Idrizi flet në emër të PDIU-së, por nuk ka asnjë mandat në kontroll, ai ka vetëm votën e tij. Deputetët e tjerë shkojnë në linjë me Rakipin dhe janë afër kryeministrit Rama, çka e defaktizon më tej rolin e PDIU-së dhe kreut të tij në negociata me Ilir Metën.

Duke njohur këtë realitet në PDIU, duket qartë se llogaritë e disa numrave LSI-PD-PDIU dhe faktorë të tjerë brenda Parlamentit mund ta kenë mjaft të vështirë rrëzimin e qeverisë. Por, lëvizjet e Idrizit, presionet e tij zyrtare si kryetar partie, qëndrimet pro Ilir Metës dhe opozitës kanë një tjetër avantazh që është fakti që nxit shumicën e partive politike në vend të gjejnë zgjidhje për të pasur PD dhe opozitën në Parlament. Pra mund të themi se janë dy linja, ajo e votave për rrëzimin e qeverisë dhe faktori për të krijuar një shumicë politike edhe jashtë parlamentare si frymë për zgjidhjen e krizës, e cila do të detyronte kryeministrin Rama të lëshonte në qëndrimet e tij politike./CityNews

Lajmet e fundit nga