Connect with Us

Koalicioni dështon në vendime të mëdha

Aktualitet

Koalicioni dështon në vendime të mëdha

Publikuar

-

Analistët parashohin zgjedhje të shpejta parlamentare,shkruan gazeta Kosova Sot.
“Jo vetëm tema për Demarkacionin, Asociacionin dhe Ushtrinë e Kosovës, por edhe të tjera të tilla e të ngjashme ishin dhe mbeten problematike për Qeverinë e Kosovës, ngase e njëjta asnjëherë nuk u tregua në nivelin e ekzekutivit kompetent të shtetit të së drejtës. Qeveria deri sot nuk bëri atë që do të duhej bërë për reformimin e sistemit zgjedhor, për reformimin e sistemit gjyqësor, për rregullimin ligjor të Qeverisë, për luftimin serioz të krimit as të korrupsionit”, tha prof. Riza Smaka për “Kosova Sot”
Analistët politikë, të cilët janë duke vëzhguar funksionimin e brishtë të këtij koalicioni të madh qeverisës, që nga themelimi i tij dhe notimi nëpër “ujë të turbullt”, për shkak të krizës që po vazhdon pandërprerë tash e tri vite rresht, konsiderojnë se në këtë vit të fundit të mandatit qeveritar janë tri vendime tepër të vështira, përballë të cilave mund të tundet kjo Qeveri dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe përmbyllja e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, sipas opozitës dhe analistëve politikë janë pikat kyçe, që e po testojnë seriozitetin, fuqinë dhe qëndrueshmërinë e Qeverisë aktuale dhe, sipas tyre, në këtë test, nga i cili nuk po mund të dalë fituese, ajo është futur, për shkak të gabimeve të mëdha, që ka bërë në hapa që nga fillimi i mandatit. Deputeti Ismail Kurteshi, nga lëvizja ‘VETËVENDOSJE’, thotë se kjo Qeveri, e njohur si Qeveri e koalicionit të madh, po e dëshmon për çdo ditë paaftësinë e saj, që të bëjë diçka sado të vogël për të mirë të vendit. Sipas tij, e vetmja gjë që ka qenë përherë e gatshme ta bëjë janë bisedimet me Serbinë për realizimin e projekteve hegjemoniste të Serbisë dhe plotësimin e kërkesave të saj, deri në masën që e lëndon rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës siç ishte rasti me lejimin e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë

Një Qeveri normale do të dorëhiqej

Kurteshi thotë se sa i përket Demarkacionit, në formën që është ofruar, edhe kryeministri e ka pranuar si çështje që nuk kalon, prandaj ai pas dy viteve përpjekje që ta kalojë këtë projekt të dëmshëm, i është drejtuar Bashkimit Evropian që ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave, kurse “Zajednicën” më 23 dhjetor të vitit 2015 Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të vdekur. “Çdo Qeveri me minimumin e ndërgjegjes pas dështimeve të tilla do të jepte dorëheqje, kësaj Qeverie i mungon edhe ai minimum i ndërgjegjes. Sa i përket ushtrisë, ajo do të bëhet, por jo në formë fushate dhe jo si iniciativë për përfitime personale e partiake. Ushtria është një ndër çështjet më serioze të këtij vendi dhe do të bëhet pas përgatitjeve serioze të një Qeverie të përgjegjshme, që do të vijë pas kësaj Qeverie të dështuar. Kjo Qeveri nuk shkon për shkak të dështimeve të saj, nëse qytetarët e Kosovës nuk e detyrojnë të ikë nga pozita që e ka keqpërdor pafundësisht”, tha Ismail Kurteshi për “Kosova Sot”. Të pamundur e sheh përfundimin e misionit në të tri këto tema dhe bashkë me to edhe mandatin e plotë qeverisës nga ky koalicion edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. “Unë mendoj që të tri temat janë rezultat, apo pasojë e mosdijes së këtij koalicioni dhe të kësaj Qeverie se si do të duhej qasur problematikave të caktuara. Janë këto të tria çështje, që po të merreshin seriozisht, ka kohë që kanë mundur të zgjidhen”, ka theksuar ai.

LEXO EDHE:  Kosova merr donacion 100,000 teste PCR për koronavirus

Koalicion për pushtetin, jo për zgjidhjen e problemeve

Sipas Berishës, e para që ka të bëjë me Demarkacionin, deri më tani ka mundur që të sillet në Kuvend, që aty të mos votohet kundër dhe më pastaj të kërkohet zgjidhja tjetër e këtij problemi sipas praktikave të njohura ndërkombëtare, mirëpo ky koalicion e ka injoruar krejtësisht çështjen e përcaktimit serioz të vijës kufitare. “Sikur të merrej më seriozisht ky problem rreth demarkimit të kufirit, ka mundur të zgjidhet dhe mbetet temë krejtësisht e harruar deri më tani”, tha Zafir Berisha. Sa i përket Asociacionit, ai konsideron se edhe këtu kjo Qeveri është futur në rrugë pa krye dhe nuk do të arrijë ta finalizojë as këtë proces gjatë këtij mandati. “Asociacioni as që është dashur të bëhet temë debati e diskutimi me Serbinë, por ka mundur të zgjidhet fare lehtë me aplikimin sipas ligjit, mbi bazën e të cilit funksionon tani edhe Asociacioni i komunave të Kosovës, krejtësisht në harmoni me Ligjin dhe Kushtetutën. Sa i takon çështjes së tretë, çështjes së ushtrisë, edhe kjo çështja ka mundur të përmbyllet sikur të ishte marrë seriozisht që nga viti 2013, duke filluar që nga fillimi i bisedimeve serioze me faktorin ndërkombëtar, por më tutje, më vonë në proces me partnerët e koalicionit, edhe kur është biseduar me Listën Serbe për koalicion qeverisës, por nuk kanë menduar fare për këtë”, u shpreh ai. Sipas tij, ata nuk e kanë bërë një veprim të tillë, sepse kur kanë bërë koalicion, kanë bërë vetëm për të qëndruar në pushtet, por jo edhe koalicion për të zgjidhur probleme./Kosova sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: Duhet të zbatohet, ka ndikimi pozitive

LEXO EDHE:  Më shumë stil vajzat e Kosovës apo të Shqipërisë? Flet stilisti i njohur



Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE