LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drogë e dhunë në familje/Pranga të riut në Bulqizë (Emri)

6 Prill 2017, 08:27, Aktualitet CNA

Një 21-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi akuzohet për dhunë në familje, drogë dhe drejtim mjeti pa patentë. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Mikel Bici, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj babait të tij shtetasit F. B., 46 vjeç, (i dënuar më parë për veprën Dhunë në familje).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga ana e policisë, shtetasit Mikel Bici, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçeje e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?, parashikuar nga nenet 130/a, 283, të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga